E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqtari turk e kualifikon Realin

Real Madridi e ka eliminuar Manchester Unitedin nga Liga e Kampionëve. Skuadra e Sir Alex Ferguson tregoj madhështinë e saj në këtë ndeshje, por që ishte gjyqtari turk, Cakir ai që vendosi fatin e kësaj ndeshje me referimin e tij skandaloz.

United kaloj në epërsi në minutën e 48 të ndeshjes me autogolin e Sergio Ramos. Vetëm tetë minuta më vonë gjyqtari turk u bë figura kryesore e ndeshjes kur e përjashtoj Luis Nanin nga ndeshja me karton të kuq direkt, vendim i cili u pa qartë se ishte i gabuar. Reali pas këtij moemnti kthehet në lojë.

10 minuta pas përjashtimit të Nanit, Modric pas inkuadrimit shënoj gol të bukur në minutën e 66. Për 2 me 1 shënoj Ronaldo në minutën e 69 të ndeshjes.

Pavarësisht mungesës së një lojtari më pak në fushë, United pati disa raste të volitshme por që portieri Diego Lopez ishte në nivel./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›