E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqtari turk, gjithmonë i keq për anglezët!

Gjyqtari shumë i përfolur turk, për referimin e tij të dobët në ndeshjen Manchester United- Real Madrid, Cuneyt Cakir jo vetëm mbrëmë mund ti ketë dëmtuar anglezët. Gjyqtari turk edhe në disa raste të tjera kishte qenë i përfolur për referimet e tij.

Në ndeshjen e Europa League mes Manchester Cityt dhe Dinamo Kiev, Cakir e kishte përjashtuar Mario Balotellin nga ndeshja me karton të kuq në një rast të dyshimtë. I përfolur ishte edhe përjashtimi i John Terryt vitin e kaluar në ndeshjen ndaj Barcelonës.

Pikërisht ky gjyqtar kishte gabuar rëndë kur në ndeshjen mes Anglisë dhe Ukrainës e kishe përjashtuar nga ndeshja njeriun që si do kartonat, Sitven Gerrard me një prekje të lehtë e të paqëllimshme të tij. Edhe Gary Cahill i Chelseat e kujton turkun "anti-anglez" kur në finalen e Kupës së Botës e kishte përjashtuar nga ndeshja.

Kulmi i urrejtjes angleze ndaj tij me siguri që është arritur në mbrëmjen e kaluar kur Luis Nanin e përjashtoj padrejtësisht nga një ndeshje tejet e rëndësishme, çka edhe ndikoi në rezultat./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›