E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqtarin Webb, e largojnë nga aeroplani!!

Një rast interesant është regjistruar dje në aeroportin e Mynihut në Gjermani. Gjersa gjyqtari i njohur anglez, Howard Webb po fluturonte drejt Ukrainës për të gjykuar ndeshjën mes Shakhtar dhe Borusia Dortmund, ai së bashku me 9 persona të tjerë u detyruan të zbresin nga aeroplani.

Kompania e fluturimit u detyrua të zbresë 10 pasagjerë pasi që aeroplani nuk mund të ateronte pas borës së shumtë që kishte rënë.

Webb dhe 9 pasagjerët tjerë janë shpërblyer me nga 400 euro dëmshpërblim nga kompania ajrore. 10 pasagjerët u caktuan të zbresin për nga pesha e tyre më e rëndë.

Megjithatë pak orë më vonë gjyqtari Webb bëri zgjidhje për të ateruar me një kompani tjetër ajrore drejt Donetskut./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›