E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shënojnë argjentinasit për fitoren e francezëve

Skuadra franceze Paris Saint Germain ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit në çerekfinale në Ligën e Kampionëve. PSG e mposhti Valencian me rezultat 2 me 1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Spanjë.

Dy golat e argjentinasve ishin vendimtare në fitoren e PSG-së. Lavezzi në minutën e 10 dhe Pastore në minutën e 42 shënuan për epërsinë e dy golave të PSG-së.

Rami la shpresë për Valencian me golin e shënuar në minutën e fundit të ndeshjes.
Ibrahimovic u ndëshkua me të kuq në minutat shtesë të ndeshjes./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›