Gjyqtarja: Po më kërcënon gruaja e policit, më akuzon pse nuk mori statusin e dëshmorit
Gjyqtarja Alkelina Gazidede ankohet se bashkëshortja e një polici, që humbi jetën dy vjet më parë, e ka kërcënuar pse nuk i ka dhënë statusin e dëshmorit.
Gazidede ka denoncuar në polici kërcënimet e ardhura nga Artina Xhediku, e shoqja e Ramazan Xhedikut, që humbi jetën kur u godit nga një automjet, ndërsa udhëtonte me motorin e policisë.
Vetë Xhediku thotë për Panoramën se nuk e ka kërcënuar gjykatësen.
Mua thjesht nuk më ka ardhur mirë që si fqinje që e kam, ajo nuk pranoi të gjykonte çështjen në ngarkim të personit që aksidenti me vdekje tim shoq. I ra asaj shorti dhe ajo nuk pranoi këtë çështje, hoqi dorë, thotë Artina, që tani i duhet të rrisë dy fëmijë jetimë.
Personi që e aksidentoi është gjykuar e dënuar si për një aksident të rëndomtë, edhe pse im shoq ishte në detyrë kur u aksidentua. Kishte tre orë që ishte kthyer nga puna dhe e thirrën prapë në shërbim, shton ajo./ep