E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqtarja Saliuka, e dyshuar, ndiqet për disa vepra penale

Pas një denoncimi, Prokuroria e EULEX-it gjatë vitit 2012 kishte kërkuar një hetim të dytë nga hetuesia e policisë për gjyqtaren Makifete Saliuka për përdorim të detyrës zyrtare.

Njësia hetimore e antikrimit ekonomik dhe antikorrupsionit ka zbardhur shkeljet e rënda ligjore të kryera nga gjyqtarja Makifete Saliuka gjatë procedimit të lëndës C. nr/ 405/05, shkruan Kosova Sot.

Gjyqtarja Saliuka rezulton të ketë konsumuar veprat penale në kohën kur është bërë palë me njërën palë ndërgjyqëse, gjegjësisht me avokatin e saj ligjor, kur për eksper gjyqësor kishte caktuar kryeinspektorin e Punës, në konflikt interesi dhe joprofesional kur kishte shmangur qëllimshëm e kishte grabitur nga dosja provat e reja të nxjerra me kërkesë të Prokurorisë po nga Gjykata Komunale, si dhe kur ka mënjanuar e fshehur qëllimisht kërkesën e palës për ripërsëritje të procedurës bashkë me gjetjet e reja- ekspertizat gjyqësore./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›