"Stop haraçit ndaj vëllerzëve nga Kosova"

Lëvizja ZGJOHU! sot përmes një reagimi dënon ashpër vendimin e Qeverisë së Maqedonisë për vendosjen e taksës hyrëse për qytetarët e Kosovës në Maqedoni bashkë me automjetet që vijnë nga Kosova.
"Konsiderojmë që ky vendim i njëanshëm i Qeverisë në Shkup dëmton rëndë ekonominë e vendit, por njëkohësisht vëndos në situatë të vështirë edhe shqiptarët në të dy anët e kufirit për arsye të lidhjeve të afërta familjare midis tyre. Ky vendim vështirëson edhe qarkullimin e njerëzve në vendkalimet e pakta me Kosovën përshkak të rradhëve të gjata të automjeteve. Gjithashtu, ftojmë mediat që të denoncojnë grabitjen e djeshme të qytetarëve shqiptar nga Kosova të cilëve për pagesën e tyre për të hyrë në Maqedoni iu dorëzoheshte një fletë absolutisht e pavlevshme në vend të faturës fiskale siç parashihet me ligj", thekson ZGJOHU!.
Lëvizja ZGJOHU! fton Qeverinë e Maqedonisë që ti lë të qetë qytetarët shqiptar nga Kosova dhe familjarët e tyre në Maqedoni nga përplasja ekonomike midis institucioneve të Kosovës dhe Maqedonisë dhe të tërheq menjëherë vendimin absurd dhe të papranueshëm. /Indeksonline/