E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjysma e shqiptarëve nuk simpatizojnë asnjë parti

Gazeta Shqip

Shifrat – Nga 52 për qind e shqiptarëve që mbështesin një prej partive kryesore në vend, 19 për qind mbështesin Partinë Socialiste, 12 për qind Aleancën Kuq e Zi, 11 për qind partinë Fryma e Re Demokratike dhe 10 për qind Partinë Demokratike

Sondazhi

Votat e së djathtës janë fragmentarizuar në shumë parti, ndërsa e majta del më e konsoliduar

Rreth 48 për qind e lexuesve të gazetës Shqip në internet nuk përkrahin asnjë nga partitë politike në vend, ndonëse një pjesë e tyre deklarohen të majtë pa parti ose të djathtë pa parti. Sondazhi i pyeti lexuesit nëse e klasifikonin veten në një spektër nga e majta pa parti te të majtët me parti, te qendra, nacionalistët dhe të djathtët. Fakti që afro gjysma e lexuesve nuk ndiejnë simpati për asnjërën nga partitë politike, tregon shkallën e lartë të mosbesimit që shqiptarët kanë ndaj këtyre partive.

Nga 52 për qind e shqiptarëve që mbështesin një prej partive kryesore në vend, 19 për qind mbështesin Partinë Socialiste, 12 për qind Aleancën Kuq e Zi, 11 për qind partinë Fryma e Re Demokratike dhe 10 për qind Partinë Demokratike. Lëvizja Socialiste për integrim mbështetet nga vetëm 10 vota në 1449 të hedhura ose pak më shumë se zero për qind.

Të ndara në të majtë e në të djathtë, 39 për qind e lexuesve deklarohen të majtë, 46 për qind deklarohen të djathtë ose nacionalistë dhe 15 për qind deklarohen të pavarur.

Në vrojtim morën pjesë 1449 votues përgjatë gjashtë ditëve të fundit.

Vrojtimi pasqyron opinionin e lexuesve të gazetës Shqip në internet, pra, përfshin opinionin e përdoruesve të internetit brenda vendit dhe të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Saktësia e votave garantohet nga sistemi i identifikimit automatik të kompjuterit apo rrjetit kompjuterit nga hidhet vota, gjë që shmang mundësinë e votimit të shumëfishtë apo të votimit të organizuar nga një grup politik.

Gjysma e shqiptarëve nuk simpatizojnë asnjë parti burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›