E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjysmë-nudo në filmin e ri

Penelope Cruz do të interpretojë një skenë ku shfaqet gjysmë-nudo në filmin e saj më të ri me titull ‘Twice Born’.

Skena në fjalë tregon aktoren duke mbajtur djalin e saj të vogël të mbështetur në gjoksin e zhveshur.

Aktorja 38-vjeçare luan rolin e një nëne beqare, e cila kthehet në Sarajevë me djalin e saj adoleshent për të përjetuar edhe një herë eksperiencat e saj gjatë luftës në Ballkan.

Gjithashtu filmi përmban një skenë të “nxehtë” të Penelope Cruz me aktorin Emile Hirsch.

‘Twice Born’ është një film emocional që flet për dashurinë e humbur dhe marrëdhëniet e vështira./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›