E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hari Mata Hari në Tiranë

Skena e ish-Pallatit të Kongreseve në Tiranë, thuajse është gati për ngjarjen kulturore më të madhe të vitit, festivalin e 51-të në Radio Televizionin Shqiptar, që mbahet nga 20-22 dhjetor. 

Përveç këngëtarëve konkurrente, në këtë skenë do të performojnë edhe disa këngëtarë të huaj, që kanë përfaqësuar shtetet e tyre në Eurosong. Çifti nga Azerbajxhani Ell&Nikki (Eldar Gasimov & Nigar Jamal), fituesit e Eurosong 2011, do të mbërrijnë në Tiranë për të qenë prezent në festivalin e muzikës shqiptare, njofton GSH. Ata do të perfojmojnë live këngën "Running Scared", që i bëri fitues në festivalin evropian.   Të ftuar do të jenë edhe grupi hungarez "Compact Disco" të cilët ishin finalistë në Eurosong 2012 me këngën e tyre "Sound of our hearts".   "Hari Mata Hari" nga Bosnje-Hercegovina, që mbahen në mend me këngën e tyre "Lejla", do të shkelin për herë të parë në Shqipëri për të qenë pjesë e këtij festivali. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›