E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjysmëfinalet e Euro U-17 në RTSH/ Belgjika sfidon Francën për të prekur finalen e parë historike

Pas fazës në grupe Euro 2025 për moshat deri në 17 vjeç ka hyrë në një fazë delikate ku katër ekipet do të vendosin ditën e sotme se cilat skuadra do të luajnë në finalen e madhe më 1 qershor në “Arenën Kombëtare”.

Gjysmëfinalja e parë në program është ajo e orës 18:00 mes Francës dhe Belgjikës, takim ky që do të transmetohet për publikun shqiptar në ekranin e RTSH 1 HD.

Franca siguroi një vend mes katër më të mirave të kompeticionit për herë të katërt në pesë edicionet që është organizuar Europiani i moshave deri në 17 vjeç. Përballë Belgjikës ekipi në fjalë do të tentojë finalen e katërt pasi ka arritur që të luajë plot tri të tilla më parë duke e fituar edhe një herë turneun në 2022-in. Sa i përket Belgjikës hera e fundit që ka qenë në gjysmëfinale daton në 2018-ën kur u mund 2-1 përballë Italisë. Ekipi në fjalë nuk ka qenë kurrë pjesë e një finaleve të këtij eventi dhe do të ketë sot një shans të artë për ta arritur nëse kalon një pengesë të vështirë siç është Franca.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›