E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjysmëfinalet e Kupës, Fushaj: Trofeu në Shkodër

Me Dinamon qe pret vetem zyrtarizimin e titullit kampion, por te eliminuar nga Kupa e Shqiperise, ky trofe eshte objektivi i vetem per kater skuadrat gjysmefinaliste Vllaznia, Teuta, Besa dhe Shkumbini. Te kater skuadrat do te kerkojne te bejne te tyrin trofeun qe do te thote nje bilete per ne Kupat e Evropes, nderkohe qe presidenti i skuadres shkodrane Vlater Fushaj eshte i bindur te suksesi i ekipit te tij. Ne nje interviste per Alsat, Fushaj shprehet se finalja e Kupes se Shqiperise do te diskutohet mes Vllaznise dhe Beses, ndersa trofeu do te shkoje ne Shkoder.

"Në finale të kupës del Vllaznia me Besën e Kavajës. Dy miqtë", thote Valter Fushaj, president i Vllaznise. Ciftet gjysmefinaliste te Kupes se Shqiperise jane Vllaznia-Teuta dhe Besa-Shkumbini.

Nertan Prifti < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›