E Shtunë, 31 Tetor 2026

Claudio Pozzani rrëfehet në Almanak

Claudio Pozzani, eshte nga ata njerez te apasionuar pas poezise qe jeton me poezite ne kuptimin e plote te fjales. Eshte i njejti pasion qe e ka sjelle edhe ne Shqiperi dhe jo nje por disa here. Origjinaliteti i ketij artisti Italian nuk mund te te lere indiferent ndaj edhe eshte perzgjedhur si personazh i emisionit Almanak.

Ne intervisten per Almanak poeti qe drejton nje nga festivalet me prestigjioze te poezise ne Itali ate te Genovas flet per dimensionin oral dhe spektakolar te poezise. Por ai nuk harron te ndalet edhe ne statusin e poezise ne pergjithesi. Atyre qe vijojne te thone qe poezia ka vdekur dhe nuk shitet, Claudio Pozzani iu pergjigjet se perderisa jane keshtu gjerat atehere duhet te gjejme rruge te reja dhe ta bejme poezine te dale jashte kapakeve te librave.

E eksperimentin e vet Claudio Pozzani e ka shtyre deri ne kufijte e shkrirjes se poezive te tij me muziken sic eshte edhe CD nen titullin “La Marcia dell’ Ombra” qe nen muziken dhe arranzhimin e Fabio Vernizzit sjell nje dimension te ri te poezive te Pozzanit duke na kujtuar se poezia eshte nje art qe I perfshin te gjitha artet e tjera edhe pse shpesh duket e pakapshme. Ai adhuron Bodlerin edhe pse kur ishte i vogel deshironte te behej nje rockstar drejton nje festival poezie nderkohe qe udheton ne te gjithe boten ne dhjetera performanca poetike kushtuar teatrit te Poezise. Per veprimtarine e tij kulturore dhe performancvat poetike, poeti dhe dramaturgu i shquar Fernando Arrabal e ka percaktuar Claudio Pozzanin si “mjeshter i se padukshmes, yshtes i endrrave, vjedhes i zjarrit: zemra e tij vallezon ne shtreter mbreterore feste”.

Mira Tuci

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›