Gjysmëfinalet përballin Vllazninë me TiranënTirana ose Vllaznia, dy bashkëkryesuesit e deritanishëm të Kategorisë Superiore, do t’i japë fund shpresave për fitimin e Kupës, pasi shorti i gjysmëfinaleve i ka venë “pamëshirshëm” përballë njëra-tj

Njëra prej tyre, Tirana ose Vllaznia, dy bashkëkryesuesit e deritanishëm të Kategorisë Superiore (secila me nga 48 pikë pas 25 javësh të luajtura) dhe finalistet e edicionit të kaluar të Kupës së Shqipërisë (të fituar nga Vllaznia 2-0 në “Ruzhdi Bizhuta”), do t’i japë fund shpresave për fitimin e Kupës, pasi shorti i gjysmëfinaleve i ka venë “pamëshirshëm” përballë njëra-tjetrës.
Nëse Tirana kaloi në gjysmëfinale falë eliminimit të Elbasanit (0-0, 0-2), Vllaznia e meritoi vendin midis katër skuadrave më të mira të Kupës, me një fitore në tavolinë (2-0) ndaj Dinamos, të dhënë si nga Komisioni i Disiplinës ashtu dhe nga ai i Apelit, pas aktivizimit të parregullt nga ana e Dinamos të ish-futbollistit të Partizanit, Elis Bakaj.
Vllaznia nga shorti doli si “gogla nr.3”, ndërsa Tirana si “gogla nr.4”, që kishte të bënte jo vetëm me përcaktimin e emrit të ekipit, por dhe fushën ku do të luhej ndeshja e parë.
Takimi i parë do të luhet në “Loro Boriçi”, më 15 prill, ndërsa ai i kthimit, dy javë më pas, më 29 prill në Tiranë. Dy takimet e tyre në kampionatin aktual janë mbyllur në barazim: 0-0 në Shkodër dhe 1-1 në Tiranë.
Çifti tjetër gjysmëfinal përbehet nga fituesja e takimit Partizani-Flamurtari (8 prill 2009, stadiumi “Niko Dovana”, Durrës, ora 16:00) dhe Shkumbinit, që u kualifikua pas eliminimit të Besës.
“Gogla nr.1” ishte Partizani/Flamurtari, ndërsa “gogla nr.2” e shortit ishte Shkumbini. Sipas skemës të paracaktuar, ndeshja e parë do të luhet në Tiranë ose Vlorë (varet nga skuadra që do të kualifikohet), ndërsa ajo e kthimit në Peqin.
Partizani edhe pse nuk ka bërë një sezon të mirë në kampionat, nëse mund të kualifikohet me Flamurtarin dhe eliminojë Shkumbinin në gjysmëfinale, ka shansin të jetë finaliste dhe të sidoqë të vejë fati i Kupës ka mundësi të luajë në Ligën e Europës.
E njëjta llogari vlen edhe për Flamurtarin e Shkumbinin, pasi në finale do të jetë patjetër ose Tirana ose Vllaznia, që kryesojnë e diskutojnë midis tyre titullin kampion.
PARTIZANI/FLAMURTARI
Partizani merr pjesë për herë 45-të në çerekfinale. Nëse kualifikohet në gjysmëfinale kjo do të jetë hera e 32-të. Flamurtari merr pjesë për herë të 31-të në çerekfinale. Nëse kualifikohet në gjysmëfinale kjo do të jetë hera e 17-të.
SHKUMBINI
Merr pjesë për herë të tretë në gjysmëfinale. Shkumbini në turin e parë eliminoi Gramozin e Ersekës (2-0, 4-0), në turin e dytë Apoloninë (0-0, 2-0) dhe në tretin Besën (1-1, 1-0).
VLLAZNIA
Merr pjesë për herë të tretë 27-të në gjysmëfinale. Vllaznia në turin e parë eliminoi Sopotin (4-0, 4-1, në turin e dytë Teutën (0-1, 3-1) dhe në tretin Dinamon (1-2, 2-0 në tavolinë).
TIRANA
Merr pjesë për herë të 30-të në gjysmëfinale. Në turin e parë eliminoi Tërbunin (1-1, 1-0), në të dytin Lushnjën (4-1, 5-0) dhe në të tretin Elbasanin (0-0, 2-0).
KUPA E SHQIPËRISË
Takim shtesë
Partizani-Flamurtari
8 prill 2009, ora 16:00
Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës
Gjysmëfinalet
Ndeshjet e para
15 prill 2009
Partizani/Flamurtari-Shkumbini
Vllaznia-Tirana
Ndeshjet e kthimit
29 prill 2009
Shkumbini- Partizani/Flamurtari
Tirana- Vllaznia
FINALJA
13 maj 2009
E Enjte, 02 Prill 2009