E Diel, 1 Nëntor 2026

Java 26, ndeshjet, gjyqtarët, statistikatAlbania-sport paraqet ndeshjet, gjyqtarët dhe statistikat e tyre me çiftet që do të gjykojnë.

Pas “pushimit të detyruar” për shkak të dy ndeshjeve të humbura të Kombëtares shqiptare me Hungarinë (0-1, në Tiranë) dhe Danimarkën (3-0, në Kopenhagen), Kategoria Superiore rifillon me ndeshjet e javës së 26-të, takime që do të luhen të gjitha të dielën, më 5 prill, ora 16:30.

Interesant ishte fakti, se fillimisht gjyqtar për ndeshjen Elbasani-Vllaznia nga shorti doli Artan Taullai, por që nuk mund ta gjykonte këtë takim, e më pas goglat përcaktuan ndërkombëtarin Albano Janku.

Për të përcaktuar “xhaketën e zezë” të çiftit Teuta-Shkumbini “vuajtja” ishte më e e madhe: fillimisht emri i parë doli Sokol Çekaj (i papranueshëm, sipas shefit të gjyqtarëve, Plarent Kotherja), më pas Erviz Peza, edhe ky “non grata”, derisa hera e tretë përcaktoi Remzi Sadikun.

Ia vlen të theksojmë se gjyqtari i takimit Flamurtari-Tirana, Lorenc Jemini u zgjodh me konsensus

Albania-sport.com paraqet ndeshjet, gjyqtarët dhe statistikat e tyre me çiftet që do të gjykojnë.

FLAMURTARI-TIRANA
Lorenc Jemini (15 ndeshje të gjykuara këtë sezon) ka drejtuar më parë edhe një herë tjetër këtë çift: Flamurtari-Tirana (2-0, java 16). Në statistikat e tij janë dhe Flamurtari-Partizani (1-0) e Flamurtari-Dinamo (0-2). Bardheblutë i ka gjykuar edhe në
Tirana-Vllaznia (1-1), Dinamo-Tirana (2-4) e në javën e 25-të Tirana-Apolonia (2-0).

ELBASANI-VLLAZNIA
Albano Janku (14 ndeshje) i ka gjykuar gjatë sezonit 2008-2009 vetëm një herë shkodranët: Vllaznia-Shkumbini (2-2, java 7). Elbasanin e ka drejtuar dy herë në kampionat dhe dy herë në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë: Partizani-Elbasani (2-2) dhe Teuta-Elbasani (1-2) në kampionat, e Tirana-Elbasani (0-0) dhe Elbasani-Tirana (0-2) në Kupën e Shqipërisë.

PARTIZANI-DINAMO
Edvin Hoxha (5 ndeshje) ishte i përzgjedhuri i goglave si “gjykatësi” i derbit të të kryeqytetit. Lezhjani i talentuar ka drejtuar më parë Partizani-Teuta (0-0, java 15) dhe Dinamo-Bylis (5-1, java 22).

BESA-LUSHNJA
Sokol Jareci (13 ndeshje) është “xhaketa e zezë” e sfidës Besa-Lushnja. Gjyqtari me stemën e FIFA-s ka drejtuar gjatë këtij edicioni: Teuta-Besa (0-1), Besa-Shkumini (0-1, për Kupë). Lushnjarët i ka gjykuar në takimet: Elbasani-Lushnja (2-0, java 8)

TEUTA-SHKUMBINI
Remzi Sadiku (5 ndeshje) u zgjodh nga shorti pas dy raundeve të dështuara të Çekajt e Pezëz. Elbasanasi, një nga shpresat e reja të “bilbilave” shqiptarë nuk ka në statistikat e tij asnjë precedent si me Teutën ashtu dhe me Teutën.

APOLONIA-BYLIS
Tanush Latifi (10 ndeshje) i njeh mirë dy skuadrat që shorti i “dhuroi” për t’i gjykuar, pasi ka qenë “bilbili” i takimit Bylis-Apolonia (1-0, java 8). Përveç këtij takimi ka gjykuar edhe: Bylis-Elbasani (1-1) e Lushnja-Apolonia (3-1).

Kategoria Superiore
Java XXVI

E diel, 5 prill 2009, 16:30

Flamurtari-Tirana     Lorenc Jemini (konsensus)
Elbasani-Vllaznia    Albano Janku
Partizani-Dinamo     Edvin Hoxha
Besa-Lushnja         Sokol Jareci
Teuta-Shkumbini        Remzi Sadiku
Apolonia-Bylis        Tanush Latifi

Kategoria e Parë
JAVA XIV
4 prill, 16:30

Laci-Kastrioti         Artan Taullai
Sopoti-Gramozi         Kridens Meta
Luftëtari-Skënderbeu     Servet Bogdani
Besëlidhja-Turbina     Pajtim Lapi
Burreli-Skrapari     Aranit Lulaj   
Naftëtari-Dajti        Arben Nasse
5 prill, 16:30
Ada-Pogradeci         Mirash Metohia
* * *
Bilisht Sport-Tërbuni (nuk luhet)

E Enjte, 02 Prill 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›