Gjysmëzhveshur kundër Putin
Një grup aktivistesh është zhveshur deri në bel para presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Ky i fundit po vizitonte një panair tregtar në Hanover të Gjermanisë, së bashku me kancelaren Angela Merkel.
Aktivistet e grupit për të drejtat e garve Femen e kanë quajtur kreun rus “diktator”. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se protesta e së hënës ”është huliganizëm i zakonshëm”.
Shkuarja e Putinit në panair ka shkaktuar protesta edhe të dielën – shumë nga protestuesit të veshur me uniforma burgu. Ndryshe, Merkel i ka thënë Putinit se Rusia duhet të inkurajojë shoqërinë civile, përfshirë organizatat joqeveritare. Komentet e saj janë bërë pas një seri inspektimesh shtetërore të OJQ-ve në Rusi.
(e.m/evropa e lire/BalkanWeb)