Idrizi: Përshëndesim hapjen e PS ndaj çështjes çame, të miratohet rezoluta
TIRANE - PDIU përshëndet përfshirjen e çështjes çame në programin qeverisës të socialistëve. Në një konferencë për mediat, kryetari Shpëtim Idrizi tha se draft/rezoluta e propozuar nga PS shkon në të njëjtën linjë me projektin e PDIU-së në 3 momente, siç janë mbështetja në të drejtën ndërkombëtare dhe traktatin e fqinjësisë së mirë, faktin që çështja duhet adresuar politikisht me instrumentet evropiane, si dhe detyrimin që qeveria të raportojë 2 herë në vit në Kuvend për adresimin diplomatik të çështjes.
Sipas Idrizit, “PDIU e ka ngritur zërin për çështjen kombëtare çame dhe e ka çuar në çdo zemër shqiptare jo për të ndërsyer fantazmat e urrejtjes por për të ngritur frymën e drejtësisë”.
“Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet është një parti që mbështet një patriotizëm modern e pragmatist, që di t’i japë përgjigje nevojave të sotshme dhe sfidave të së ardhmes dhe që nuk ka asnjë lidhje me qëndrimet dhe retorikat folklorike dhe anakronike ksenofobe dhe ultra-nacionaliste që më shumë ngjajnë me traditën shoviniste të vendeve fqinje sesa me të kaluarën e lavdishme dhe dinjitoze të rilindasve tanë. Në këtë kuadër unë dua të distancohem nga çdo përpjekje a keq-interpretim dashakeq që synon ta pozicionojë partinë tonë kundër minoritetit grek në Shqipëri ,apo ti trajtoje Shqiptaret e Camërisë si minoritet ne Shqipëri.”- u shpreh Idrizi.
Më tej lideri i PDIU-së u bëri thirrje të gjitha partive që të angazhohen që nesër për konsultime të hapura në mbledhjen e Komisionit të Jashtëm të Kuvendit në mënyrë që të nxjerrin një tekst më të integruar e konsensual, të votueshëm për të gjithë në parlament.
“Pavarësisht se për partinë tonë çështja çame është boshti kryesor i ekzistencës si parti, ne e kemi bërë të qartë që në fillim dhe gjej rastin sot ta ritheksoj, se ne rezolutën nuk e kemi parë asnjëherë si një dokument ekskluziv të partisë sonë por si një dokument konsensual të gjithë klasës politike. Prandaj i bëj thirrje të gjithë partive dhe deputetëve të kësaj legjislature që t’i përshpejtojnë hapat dhe të miratojnë atë,si një tekst të mirëpranuar nga të gjithë që adreson siç duhet çështjen çame.”- tha Idrizi, i cili shtoi se PDIU do tu bashkohet thirrjeve të shoqatës patriotike Çamëria për të organizuar para parlamentit shqiptar në ditët e ardhshme një protestë kundër zvarritjes së miratimit të rezolutës për çështjen çame.
(er.nu/BalkanWeb)