Glenn Close rrëfehet: Më kanë frymëzuar virgjëreshat shqiptare
Ajo është kandidate për çmimin OSCAR këtë vit. Aktorja Glenn Close është vlerësuar jashtëzakonisht mirë nga kritika pasi ka portretizuar një grua të kthyer në burrë, që punon si shërbëtore në filmin Albert Nobbs.
Por ajo që ka mahnitur kritikët është pamja e saj. Tani Glenn Close tregon se e ka marrë frymëzimin nga virgjëreshat e betuara të Shqipërisë. Pashë një fotografi të një gruaje nga Shqipëria në National Geographic të vitit 2002. Atje ka një kulturë, që nëse një familje nuk ka një trashëgimtar mashkull, atëherë një grua nis e sillet si një mashkull. Ata e quajnë virgjëreshë e betuar. Kisha parasysh fytyrën e kësaj gruas dhe isha e mahnitur nga gjithë ato vite dhe mendova, çfarë sysh, flokësh, veshësh, të gjitha.
Close portretizon një grua irlandeze të shekullit 19, Albert Nobbs, që jeton në vetmi pa burrë, pa familje dhe pa punë. Ajo maskohet si mashkull që të mund të punojë si shërbëtor. Por pas viteve të tëra jete në sekret, ajo përpiqet që të arratiset nga jeta që ka krijuar vetë.

Glenn Close