E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Rama do përgjigjet i pari për 21 janarin, nuk mund ta kalojë me letra

Share

Ngjarjet e 21 Janarit dhe hetimet për to kanë shkaktuar debate në seancën e sotme të Kuvendit të Shqipërisë. Ishte kryeparlamentarja Jozefina Topalli që ka replikuar ashpër me deputetët e opozitës.  Deputeti socialist Erjon Braçe akuzoi kryeministrin për vrasjen me paramendim të katër protestuesve.
E drejta për jetën është e drejtë e sanksionuar deri në fund. Në Kushtetutën e Shqipërisë e drejta i mbrohet edhe kriminelit. Në 21 janar zonjë janë vrarë katër shqiptarë që nuk kishin paratë dhe pasurinë si tuajën, 4 shqiptarë që kishin të drejtët për të jetuar si fëmijët tuaj. Në 21 janar këta 4 shqiptarë u vranë në mes të bulevardit, u vranë me paramendim, të vendosur për ti marrë jetën, po ua pohoj sot se nuk ka pasur asnjë lloj tentative për të cënuar rendin Kushtetues, theksoi Braçe.  Pas replikës në distancë nga kryetarja e Kuvendit, Braçe tha se atij zotnisë tjetër kryeministër i erdhën njerëzit në bulevard dhe i vajtën në kangjella dhe i kthyen prapanicën (me falni per shprehjen) dhe nuk i bënë gjë zyrës së tij dhe ai i vrau për këtë fakt. Në ligjin e Gardës përcaktohet se Garda është në varësi të ministrit të Brendshëm.  Më tutje Braçe ju drejtua Topallit duke i thënë mbylle gojën se ke vrarë njerëz.  Unë dhe ju e dijmë se ajo ishte e planifikuar me të gjitha mjetet, me molotov, 5 orë, planifikuesit do përgjigjen. I pari Rama. Nuk kalon me letrën e tij, theksoi Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›