Godelli i Peqinit, “erdhi, pa e fitoi”Shtangisti i talentuar peqinas: "Të dalësh kampion të duhet shumë punë"
.jpg)
Rrjetet sociale:
“Të dalësh kampion të duhet shumë punë. Vetëm puna të bën kampion Europe dhe bote. Një shpërblim i stërvitjes pa ndërprerje dhe lodhjes së madhe”, - tha 17-vjeçari Godelli për Albania-sport.com.
“Medaljen e parë të artë të fituar e kam konsideruar si një fillim për të fituar sa më shumë të tilla”. Godelli stërvitet çdo ditë katër orë në ditë. “Janë dy seanca 2-orëshe të lodhshme, por që ia vlejnë në fund të fundit”, - shton shtangisti i klubit privat të Shtërmenit, një fshati afër Peqinit, që tashmë ka bërë histori në peshëngritje.
Në fakt, shtangisti i talentuar peqinas, Daniel Godelli, pas tre medalje të arta, në stilin e shkëputjes, të shtytjes dhe në dygarësh, të fituara në Kampionatin Europian U-17 të zhvilluar Amiens të Francës (korrik 2008), ka fituar me dy medalje ari e një argjendi në Kampionatin Europian për të Rinj, të zhvilluar vitin e kaluar në Durrës.
Godelli, i cili stërvitet nga trajneri Petrit Muça, rezultatin më të mirë zyrtar e ka 137 kg në shtytje e 167 kg në shkëputje.
“Por, në stërvitje kam kapur edhe 140 kg në shtytje e 180 kg në shkëputje, por garat të ngarkojnë me të tjera emocione”.
“Daniel Godelli came, saw and won” (Daniel Godelli erdhi, pa dhe fitoi), ky ishte titulli i një shkrimi në gazetat suedeze, kur Godelli fitoi në peshën 69-kg për Kampionatin Europian U-17 në Landskrones të Suedisë, ku ngriti në total 297 kg.
Numri i klikimeve - 1293
E Hene, 19 Tetor 2009