E Diel, 1 Nëntor 2026

Idhujt e Ervis Tabakut, olimpistet me medalje20-vjeçari është një nga tre peshëngritësit shqiptarë në Kampionatin Botëror për të Rritur në Gojang të Koresë së Jugut.

Rrjetet sociale:

Ervis Tabaku është një nga tre peshëngritësit shqiptarë që do të përfaqësojnë vendin tonë në Kampionatin Botëror për të Rritur në Gojang të Koresë së Jugut.

20-vjeçari ka koleksionuar jo pak medalje në aktivitetet ndërkombëtare: “Kam marrë 7 medalje vetëm gjatë këtij viti, 2 ari, 3 argjendi dhe 2 bronzi”, - tha nënkampioni i botës për të rinj për vitin 2009, teksa ngriti në kategorinë e peshës 85 kg, 362 kg, 3 kg më pak se polaku i vendit të parë, Adrian Zielinski (365 kg). Po në këtë kampionat (i 35-ti), por për peshën 69 kg, Briken Calja u rendit i pesti në kategorinë e tij.

“Kam punuar shumë për të arritur këto rezultate, nga dy seanca stërvitore në ditë. Mbush tetë vjet që ushtrohem me shtangën dhe natyrisht që do të vinte dita për të fituar medalje. Si e kujtoj medaljen e parë? Është një gjë shumë e bukur se është hera e parë që ngjitesh në podin e fituesit dhe kjo është një gjë e madhe për një sportist.

"Idhujt e mi? Të gjithë ata që kanë fituar më shumë se një medalje në Lojëra Olimpike. Nëse një sportist merr një medalje të artë në Olimpiadë ai shndërrohet në idhull për shumë të tjerë. Në Shqipëri, në fakt nuk ka sportistë që kanë marrë medalje në olimpiada, por ka shtangistë që janë shqiptarë dhe kanë garuar për vendet e tjera siç janë Piro Dhima, Luan Shabani apo dhe Viktor Mitro ”, - tha per "Albania-sport.com" Tabaku, i cili prej më shumë se tre vjetësh stërvitem me Sokol Bishanakun.

Numri i klikimeve - 1295
  E Hene, 19 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›