Godet avioni pa pilot

Në kohën kur debatet mbi përdorimin e avionëve pa pilotë, në Shtetet e
Bashkuara, nuk janë fashitur ende, një i tillë vrau 7 persona në
Pakistan.
Dy raketa goditën një grup banesash, në një fshat të Waziristan-it verior, pranë kufirit me Afganistanin. Ky është i pari sulm i një avioni pa pilot në vend, që kur kryeministër u bë Nawaz Sharif dhe kërkoi fundin e episodeve të kësaj natyre. Muajin e kaluar, presidenti amerikan Obama njoftoi rregulla më të ashpra, për sa i takon shënjestrave në fushatën e avionëve të telekomanduar, kundër të dyshuarve si militantë të Al Kaedës apo talebanëve. / Top Channel