E Diel, 1 Nëntor 2026

Kine zjarr ne autobus 42 te vdekur

Të paktën 42 persona kanë vdekur në qytetin e Ksiamenit, në Kinë, pas përfshirjes së një autobusi nga flakët, bëjnë të ditur mediat kineze në edicionet e tyre online.

Sipas burimeve, incidenti ndodhi gjatë pasdites së të premtes, në orën e pikut, në 18:30 me orën lokale. Mbi 30 persona të tjerë mbetën të plagosur pasi zjarri ra në pjesën e fundit të autobusit për shkaqe ende të panjohura, kanë thënë autoritetet. Autobusi ishte nisur nga sistemi i transportit të Ksiamenit, ku autobusët udhëtojnë në korsi të ngritura mbi qendrën e qytetit. Një zyrtar lokal ka deklaruar për agjencinë “Xinhua” se trupa të pajetë ishin bërë pirg brenda në autobus. Foto të publikuara nga agjencia e lajmeve “Xinhua” tregojnë flakë që vijnë nga një seksion i ngritur i sistemit dhe autobusin e shkrumbuar. Foto të tjera të publikuara në rrjetet sociale tregojnë persona të plagosur me djegie në trup dhe rroba të gjakosura. Qyteti Ksiamen ndodhet në provincën e Fuxhianit, në jug-lindje të Kinës dhe ka një popullsi mbi 3 milionë banorë. Sistemi i tij i autobusëve ekspres u ndërtua në vitin 2008 dhe autobusët lëvizin zakonisht në orët e pikut. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›