E Enjte, 5 Nëntor 2026

Godet me grushta në protestë Sali Berisha (VIDEO)

Marshimi i kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha drejt protestës në bulevardin “dëshmorët e kombit”, u ndërpre nga një incident i rëndë: udhëheqësi i opozitës u godit me grusht në fytyrë nga një person, i identifikuar si Gert Shehu, 31-vjeç.

Këto pamje ekskluzive të vizion plus, tregojnë se agresori e kishte paramenduar goditjen e liderit të opozitës. ai duket që shkëputet nga vendi ku po qëndronte dhe i shpëton edhe një personi që tentoi ta ndalojë.

Pasi kaloi poshtë kamerave, 31-vjeçari Gert Shehu arriti të godasë në fytyrë Berishën

Për pasojë, udhëheqësi i opozitës u rrëzua përtokë.

Truprojat u lëshuan mbi agresorin duke e qëlluar papushim, ndërsa të tjerët i erdhën në ndihmë Berishës.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u kërkoi truprojave ta shoqëronin agresorin. Pak minuta më pas, i mbajtur fort nga disa persona, ai u shoqerua drejt selise se Partisë Demokratike.

Në praninë edhe të policisë, Gert Shehu u shoqërua me ambulancë në qendrën e traumës, ku dhe është marrë në pyetje. nga hetimet e para rezulton se ai është me të meta mendore, sikundër e konfirmon edhe ky vërtetim mjekësor.

Në dokument shkruhet se ai vuan nga çrregullime të shëndetit mendor prej vitit 2018.

Ndërkohë, pasi u pastrua nga gjaku, Berisha vijoi marshimin drejt protestës, me shenjën e qartë të goditjes në fytyrë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›