E Enjte, 5 Nëntor 2026

Përfundon takimi Berisha-Meta/ Liderët e opozitës nisen drejt bulevardit

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe ai i Partisë së Lirisë Ilir Meta kanë përfunduar takimin e tyre në selinë blu.

Meta dhe Berisha, të shoqëruar edhe nga mbështetësit e tyre janë nisur në drejtim të bulevardit të Dëshmorët e Kombit.

Kreu Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dalin nga selia e PD, pas takimit të zhviluar mes tyre.

Meta u shoqërua drejt selisë së PD nga Tedi Blushi si edhe Agim Nesho.

Protesta e opozitës zhvillohet në njëjtë kohë me Samitin e BE, ku 27 liderë janë bërë bashkë në kryeqytetin shqiptar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›