Godet sërish krimi në familje, 34-vjeçari plagos vëllanë e më pas vetëvritet
Librazhd- Krimet në familje vijojnë të trondisin vendin dhe këtë herë në fshatin Pishkash të Librazhdit.
34-vjeçari, Ilmi Mekshi, pas një debati të çastit me vëllanë e tij, P.Mekshi, 40 vjeç, e ka qëlluar këtë të fundit me çifte duke e plagosur, ndërsa më pas i ka dhënë fund jetës dike u vetëvrarë.
Nga hetimet paraprake autori ka qenë në gjendje të dehur, ndërsa shkak mbetet edhe gjendja e rënduar psikologjike.
I plagosuri ndodhet në spitali e Librazhdit ku dhe po merr ndihmën mjekësore. Sipas mjekëve ai është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë Policia është duke vijuar hetimet.
/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: