E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goditen perpjekjet palestineze per njohje


Pas fitores së arritur me anëtaresimin në UNESCO, përpjekjet e Palestinës për njohje ndërkombëtare marrin një goditje të fortë.

Britania, Franca dhe Kolumbia ia bënë të qartë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit se do te abstenojne ne votimin per anetaresimin e palestinezeve. Asnje prej ketyre vendeve nuk i ka konfirmuar zyrtarisht pohimet e bera ne nje takim privat.

Por marrja e nje vendimi te tille do te shenonte nje hap te madh prapa per palestinezet qe jane perpjekur me kohe te fitojne mbeshtetjen e vendeve europiane. Nje komision i Keshillit po shqyrton kerkesen e tyre Lindja e MesmeIzrael, përshpejtohen ndërtimet kolone Egjipt, lirohet ushtari izraelito-amerikan Abas kërkon mbështetje nga Europa per t'u kthyer ne vend anetar te OKB-se dhe pritet te dale me nje raport javen e ardhshme. Nga burime diplomatike, mesohet se edhe Gjermania se nuk mund ta mbeshtese perpjekjen e Palestines, pa sqaruar nese do te abstenoje apo do te votoje kunder. Palestinezet aktualisht kane statusin e entitetit te perhershem vezhgues ne Kombet e Bashkuara, ku perfaqesohen nga Organizata Palestineze e Clirimit. por tani pretendojne qe kete status ta rrisin ne anetar te plote te organizates.

Ne terma konkrete, asnje nga levizjet e vendeve te mesiperme nuk ka ndonje peshe te madhe duke qene se Shtetet e Bashkuara e kane deklaruar hapur tashme se do t'i vene veton kerkeses palestineze. Por ne terma politike dhe morale, ato kane tjeter vlere. Palestinezet shpresuan se mund ta izolonin Ameriken permes nje mbeshtetjeje te fuqishme ne Keshillin e Sigurimit, por tani nje gje e tille, ka shume pak gjasa te ndodhe.

Palestina anëtarësohet si shtet sovran në “UNESCO”

Organizata kulturore e OKB-së, “UNESCO”, votoi në shumicë për pranimin e antarësimit të Palestinës si një shtet i pavarur, një veprim i kundërshtuar fuqimisht nga Izraeli dhe SHBA.

Midis 173 vendeve që kanë një vend në këtë organizatë, 107 votuan në favor të pranimit të kandidaturës palestineze, 52 abstenuan dhe 14 u shprehën kundër.

Në bazë të ligjit amerikan, Uashingtoni mund të tërheqë tashmë sponsorizimin që jep për “UNESCO"-n. Kjo do ta privonte agjensinë që merret me ruajtjen e trashëgimive kulturore nga 70 milion dollarë ose më shumë se 20% të buxhetit të saj.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të marrë në shqyrtim gjatë nëntorit kërkesën e Palestinës për t’u njohur si një shtet i pavarur në OKB.

SHBA ndërpresin fondet për UNESCO-n

Shtetet e Bashkuara ndërprenë kontributet për UNESCO-n, pasi organizmi kulturor i Kombeve të Bashkuara vendosi të hënën t`i hapë dritën jeshile anëtaresimit të palestinezëve me të drejta të plota.

Washingtoni, burimi më i madh i fondeve për agjensinë e OKB-së, nuk do ta bëjë pagesën prej 60 milionë dollarësh për muajin nëntor. Ligji amerikan ndalon financimin e cdo organizate te Kombeve te Bashkuara qe anëtareson palestinezët.

"Pranimi i Palestinës në UNESCO ishte nje akt i parakohshem qe minon objektivin tone per paqe afatgjate ne Lindjen e Mesme. Shtetet e Bashkuara mbeten te palekundura ne mbeshtetjen e tyre per krijimin e nje shteti sovran palestinez. Por nje shtet i tille mund te krijohet vetem permes negociatave direkte mes izraeliteve dhe palestinezeve. Pranimi i Palestines ne UNESCO ve ne funksion mekanizmin legjislativ qe i detyron Shtetet e Bashkuara te nderpresin kontributet per agjensine", tha zëdhënësja e DASH, Victoria Nuland.

Ovacione në këmbë nuk ka shpesh në konferencën e përgjithshme të UNESCO-s në Paris. Por te henen, delegatet u ngriten ne kembe kur ministri i Jashtëm i palestinezëve Riad Maliki kërkoi përfshirjen e vendit të tij në UNESCO. Më shumë se dy të tretat e 193 shteteve anëtare i dhanë palestinezëve mundësinë për një sukses të tillë historik. Sipas rregullores së UNESCO-s vetëm shtetet mund të bëhen anëtare të plota të kësaj organizate. Nëse Palestina është tani një shtet apo jo, kjo është politikisht shumë e diskutueshme. per cdo rast, nje muaj pas aplikimit për anëtarësim të plotë në Kombet e Bashkuara, presidenti palestinez Mahmoud Abbas e arriti një fitore të vogël. 

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Ligji i mbetjeve, Topi: Interesi qytetar, kryesor
"Shqetësim për gjuhën e ashpër në politikë"
Greqi, qeveria "Papandreu" në sprovën e madhe
KFOR, aksion për largimin e barrikadave
Korçë, gjendet trupi i pajetë i një 23-vjeçari
Arrestohet shoferi, përplasi për vdekje 5-vjeçarin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›