Ligji i mbetjeve Topi Interesi qytetar kryesor

Presidenti i Republikës Bamir Topi shprehet se kthimi i ligjit për importimin e mbetjeve ishte një e drejtë kushtetuese, ndërsa theksoi se për këtë projekt pati edhe një ndjeshmëri të lartë qytetare.
"Në këto kushte interesi qytetar duhet vënë para atij të përfituesve", tha presidenti.
Në një takim me nxënës të shkollave 9-vjecare nga qytete të ndryshme të vendit, të shoqëruar edhe nga Kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ambasadori Eugen Wollfarth, i cili prezantoi projektin “Ndërtimi i një qytetarie aktive”, kreu i vendit shprehu konsideratën e lartë për këtë nismë, duke vënë në pah vlerat integruese.
"Falenderoj OSBE-në që sheh nevojën të asistojë parimet e demokracisë. Kultura dhe etika e komunikimit janë thelbësore në demokraci", theksoi Presidenti, duke shtuar se bashkë me ambasadorin ka ndarë shqetësimin për gjuhën e ashpër në politikë.
Kryetari i Shtetit u tregua i gatshëm t’i përgjigjej kureshtjes së nxënësve të pranishëm në këtë takim lidhur me funksionimin e Institucionit të Presidentit, për kompetencat e tij kushtetuese si dhe organizimin e veprimtarisë së përditshme institucionale apo çështje të tjera të rëndësishme.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika "Gjuha e tjetrit", një ndër "12 pikat"
Monika Shoshori Stafa - Ndërsa ditët që kishin mbetur deri në skajin e caktuar prej Brukselit për një vendim të ri ndaj lutjes së Shqipërisë për një status tjetër në Europën e përbashkët, në mendjet e njerëzve gjithnjë e më e kthjellët formulohej pyetja: A ka dhe diçka tjetër për verifikim, veç “12 pikave”? A erdhën vërtet në Tiranë ministrat Lambrinidis e Fratini “për të studiuar interesat e vendeve të tyre”? Apo është në kriteret e pashpallura të Europës së re, që t’i marrë vendimet e veta përmes fqinjëve?
Miratohet bordi i BSH
Në mbrëmje parlamenti votoi edhe 3 propozimet e qeverisë për Këshillin mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Rrëzohet kandidatura e Sali Shehut
Parlamenti rrëzoi edhe dekretin e presidentit Bamir Topi, që emëronte Sali Shehun në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Top Story, programi i PS-së
Në ditën në të cilën Partia Socialiste publikoi programin e saj, figura të shquara të partisë më të madhe në opozitë folën në “Top Story” për atë që është sot PS dhe për atë që duhet të shndërrohet në të ardhmen. Njëkohësisht, debati i gjatë u fokusua në fraksionet që ndodhen brenda selisë “rozë”. Arben Malaj, antar i Kryesisë së Partisë Socialiste dhe një prej kritikëve më të mëdhenj të Ramës, së bashku me Erjon Veliajn, Bashkim Finon dhe Et’hem Rukën, iu përgjigjën pyetjeve të gjithëanshme për socialistët. “Rilindja Shqiptare”, programi i PS
Pas prezantimit pak ditë më parë nga lideri Edi Rama, Partia Socialiste ka publikuar projektin final të programit të saj, titulluar "Për një Rilindje shqiptare".
Lajmet kryesore
Greqi, qeveria "Papandreu" në sprovën e madhe
Në mesnatë, votëbesimi në parlament
KFOR, aksion për largimin e barrikadave
Korçë, gjendet trupi i pajetë i një 23-vjeçari
Arrestohet shoferi, përplasi për vdekje 5-vjeçarin