E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goditen zyrat e OKB-së në Gaza

Izraeli vazhdon ashpër sulmet në Gaza. Tanket kanë përparuar më thellë në qytet duke shkëmbyer zjarr me militantët e Hamasit, ndërsa artileria izraelite ka goditur sot selinë e OKB-së për refugjatët (UNRËA) dhe një spital në Gaza. Tre punonjës të OKB-së janë plagosur nga sulmi dhe agjencia për refugjatët ka pezulluar aktivitetin dhe shpërndarjen e ndihmave mjekësore e ushqimeve, pasi kamionet e tyre nuk janë larguar dot nga ndërtesa. Ajo është goditur nga predhat e artilerise, ndersa brenda saj ndodhen edhe zyrat e disa agjencive lajmesh. Ndërsa spitali i Gazes njoftohet se është përfshirë nga flakët e zjarrit. Dy kameramanë palestinezë janë plagosur nga sulmet, deklaruan disa dëshmitarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›