E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Persie lavdëron Velan

Sulmuesi holandez Robin Van Persie ka lavdëruar lojën e bashkëlojtarit të tij, sulmuesit meksikan Carlos Vela, në tre ndeshjet e fundit të Arsenalit.
Në ndeshjet kundër Portsmouth, Plymouth dhe Bolton, Arsene Wenger i dha rastin sulmuesit të ri të futet në lojë nga stoli. Carlos Vela tregoi një paraqitje të mirë në sulmin e Arsenalit dhe ndihmoi ekipin të shënojë fitore. "Ai i jep shpejtësi, teknikë të mirë dhe vendosmëri ekipit. Mendoj se në ndeshjen kundër Boltonit si edhe ato të javëve të kaluara, ai luajti vërtet mirë", ka deklaruar Van Persie.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›