E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goditet banda e hajduteve 22 vjecari rikthehet serish ne burg

Milano 26 tetor 2011 NOA- Nje 22 vjecar shqiptar i shpallur ne kerkim nga drejtesia italiane pas daljes nga burgu pak kohe me pare eshte perfshire serish ne vepra kriminale si grabitje dhe vjedhje.

Policia e Villafranca me akuzat per vjedhje ndaj ambienteve publike arrestuan Klejdi Karajn pasi bente pjese ne nje bande te perbere nga tre vete ndersa dy te tjeret arriten qe ti shpetojne policise pasi se bashku vidhnin disa vila.

Grupi i cili vepronte pak para mesnate ishte pare nga disa banore te zones duke grabitur dhe vune alarmin ndersa policet kapen vetem 22 vjecarin i cili ishte plagosur ne kembe.

Dy bashkepunetoret e tij te cilet dyshohet te jene gjithashtu shqiptare arriten te arratisen duke perfituar nga nata duke ecur ne nje koder.

I riu i cili sapo kishte kapercyer murin kishte sulmuar policet duke i goditur dy prej tyre por pa rezultat pasi ai u prangos dhe u shoqerua drejt burgut te Montorio.

Sipas policise thuhet se Karaj vinte ashtu si dhe bashkepunetoret e tij nga Milano ku tre emigrantet kishin strehen e tyre e cila sherbente si qender per ruajtjen e materialeve te vjedhura.

a.y/NOA

Ne foto Klejdi Karaj

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›