E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafikonte dhe dhunonte femra shqiptare arrestohet tutorja 35-vjecare

Policia italiane ka bere te mundur arrestimin e nje 35-vjecareje shqiptare e cila jetonte ne Itali pasi akuzohet per terrorizim te prostitutave. Mesohet se gruaja ne fjale eshte Donika Buci e perfshire ne nje rrjet prostitucioni te nje grupi vajzash dhe se drejtonte grupin e tyre duke nxjerre ne rruge disa bashkekombase te sajat e ndihmuar nga nje tjeter shqiptar i perfshire ne ngjarje dhe mbi te cilin rendojne nje varg akuzash. Bashkepunetori i Bucit aktualisht strehohet ne Shqiperi por qe edhe ndaj tij rendon masa e arrestit. Burri i cili bashkejetonte me Donika Bucin ne Castel Volturno merrte vajza te tjera shqiptare drejt Italise duke u lidhur me to dhe duke u shtirur per ndjenja ndaj tyre pasi i sillte ne Itali i detyronte te prostituonin ne rruge duke u marre gjithe fitimin behet fjale 300 euro ne dite. Por ne rast se ndonjera nga vajzat refuzonte te bashkepunonte me 35-vjecaren Buci ajo nuk kursente dhunen duke i rrahur dhe torturuar edhe ne vendin e punes. I tille ka qene edhe rasti i nje vajze te re e cila ne korrik te ketij viti pas nje rrahje makabre u shtrua per dite me radhe ne spital dhe pas kesaj rrefeu per policine ne Marcianise odisene e saj. Hetimet e nisura ne menyre intensive nga Prokuroria bejne te mundur identifikimin e autoreve duke bere te mundur edhe leshimin e mases se arrestit per ta. Ndersa gjate kontrollit te kryer ndaj Donika Bucit u be e mundur sekuestrimi i nje pistolete te kalibrit 765 dhe 14 fisheke te te njejtit kaliber. Nderkaq ne shtepi poshte jastekut u gjeten dy shufra dhe nje grusht hekuri qe perdorej per te rrahur vajzat. Mesohet se gruaja e arrestuar ishte shtatzene ne muajin e peste dhe kishte 2 femije te tjere te mitur por pavaresisht kesaj u shoqerua drejt burgut te femrave.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›