E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goditet banda italo-shqiptare

Policia italiane ka arrestuar nje grup prej 24 personash i perbere nga shtetas shqiptare dhe Italiane, te cilet ne bashkepunim zhvillonin trafikun e jashteligjshem te kokaines nga Shqiperia ne Itali.Droga shperndahej me pas ne vendet e Europes veriore dhe perendimore.Nga te dhenat e para rezulton se droga kalonte tranzit nga Shqiperia nepermjet detit.Banda kriminale vepronte nen juridiksionin e organizates te njohur mafioze “Ndrageta”.Edhe pse nuk behen te ditura detajet mediat Italiane , deklarojne se midis te arrestuarve gjenden edhe 3 shtetas shqiptare nga qyteti i Shkodres, te cilet jane vellezer.Qe te gjithe trafikantet jane arrestuar ne qytetin e Kozences ku kishin edhe qendren e tyre operacionale.Ne operacion moren pjese 150 police.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›