Jeremic sot në Nju Jork për misionin e EULEX
BEOGRAD- Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë Vuk Jeremic do të udhëtojë sot në Nju Jork, ku do të zhvillojë një takim me përfaqësues të Sekretariatit të përgjitshëm të OKB-së dhe vendeve anëtare të KS-së. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme serbe Jeremic do të prezantojë qëndrimin e Beogradit mbi misionin e EULEX në Kosovë.
"Beogradi zyrtar nuk do të kundërshtojë rikonfigurimin eventual të pranisë civile ndërkombëtare në Kosovë, nëse ai bëhet në përputhje me Rezolutën 12 44, kushtetutën e Serbisë, dhe përkrahjen e Këshillit të Sigurimit", thuhet në njoftim.
(s.g/BalkanWeb)