Goditet gjyqtari, braktisen ndeshjetNe Kelcyra-Tomori anësori Dyrmishi u godit me gur, ndeshja u nderpre ne minuten e 80-te. Ne Domosdova-Butrinti, sarandiotet brakstisen ndeshjen shate minuta perpara perfundimit

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) – Dhuna në stadiume vazhdoi serialin e telenovelës së saj. Në takimin Këlcyra-Tomori (0-1, 06.12.2009, java 11 e Kategorisë së Dytë, Grupi i Jugut), loja u ndërpre në minutën e 80-të nga gjyqtari Shkëlqim Balliu, pasi ndeshje u shoqërua nga tensioni i lartë. Në minutën e 50-të anësori Dyrmishi u godit me gur, ndërsa gjyqtarët në shenjë proteste ndërprenë për dhjetë minuta takimin, për të rifilluar më pas.
Në takimin Domosdova-Butrinti (3-2, i vlefshëm për javën e 11-të të Kategorisë së Dytë, Grupi i Jugut), skuadra nga Saranda braktisi fushën në minutën e 83-të, menjëherë pas golit të Domosdovës të realizuar nga Karriqi, duke pasur kontestime të forta ndaj gjyqtarit korçar Kello.
Maloku i Domosdovës në minutën e 65-të nuk realizoi nga pika e bardhë, asistenti Kaçani urdhëroi përsëritjen e penalltisë, sarandiotët kundërshtuan fort, por në gjuajtjen e dytë, Maloku realizoi golin 2-2 të ndeshjes. Butrinti protestoi edhe për golin e tretë të Domosdovës, pasi sipas tyre Karriqi ishte në pozicion jashtë loje.
Zënka ka pasur edhe në sfidën Veleçiku-Mamurrasi(2-0, vlefshëm për javën e 11-të të Kategorisë së Dytë, Grupi i Veriut.).
Takimi ka pasur tension dhe zënka, duke ndërprerë ndeshjen për pesë minuta. Golat për Veleçikun e drejtuar nga Duli u shënuan nga Colaj (2’) dhe Kurti (86’).
Numri i klikimeve - 492
E Hene, 07 Dhjetor 2009