E Diel, 1 Nëntor 2026

“Topat e artë” në Shqipëri15 fitues të çmimit prestigjioz të “France Football” kanë luajtur "Qemal Stafa". Nga Xhorxh Best ne vitin 1965 te Kristiano Ronaldo ne 2009. A do të vijë Mesi?

Rrjetet sociale:

Lionel Mesi është fituesi aktual i “Topit të artë 2009”, i kurorrëzuar nga revista franceze e futbollit, “France Football”, më 1 dhjetor, por që zyrtarisht ceremonia do të zhvillohet sot në Paris.  Argjentinasi ka pak gjasa të shkelë ndonjëherë në Shqipëri, e para, pasi me Kombëtaren e tij, luan në një kontinent tjetër, dhe e dyta, është shumë e vështirë që ndonjë ekip shqiptar të përballet me Barcelonën në ndonjë kompeticion europian. Gjithsesi, portugezi Kristiano Ronaldo, fituesi i “Topit të artë 2008”, ka mbërritur në Shqipëri, duke qenë futbollisti i 15-të që ka mundur të fitojë trofeun prestigjioz, i cili ka luajtur përballë shikuesve shqiptarë në “Qemal Stafa”, por i pesti që ka ardhur nga futbollistët që janë  apo ishin në atë kohë në aktiviet. Përpara Ronaldos, ishin dy brazilianët, Kaka e Ronaldinjo, si dhe ukrainasi Andri Sheveçko ata që kishin ardhur në Tiranë, në kuadër të trofeut ndërkombëtar “Taçi Oil Albania Reads”. Madje Sheva ka vendosur edhe një rekord “origjinal”, pasi ka ardhur 3 herë në Shqipëri. Janë pesë lojtarë që kanë luajtur në Shqipëri me “Topin e artë” në “xhep” si fitues në fuqi, dhe dhjetë të tjerë, si ish-ë apo në rolin e trajnerit, menaxherëve apo dhe fitues të ardshëm.

GERD MYLER
Gjermani Gerd Myller, i mbiquajtur edhe “gjahtari i golave” (68 gola në 62 ndeshje me përfaqësuesen),  është “Topi i artë” i parë, nga pesë fituesit në fuqi që ka luajtur në “Qemal Stafa”. Bomberi i Gjermanisë Perëndimore fitoi trofeun e “France Football” më 1970, kur ai ishte vetëm 25 vjeç, falë paraqitjes së shkëlqyer në botërorin meksikan, ku ai ishte golashënuesi më i mirë, me dhjetë gola, katër gola më pak se rekordmeni abosulut i të gjitha kohërave përsa i përket golave të shënuar brenda një turneu të vetëm, francezi Rajmond Kopa. Tashmë, është braziliani Ronaldo (edhe ky fitues i “Topit të artë”: 1997 dhe 2002), ai që mban rekordin për numrin e golave të realizuar në kampionatet botërore: 16. Karriera ndërkombëtare e Gerd Mylerit lidhet ngushtësisht me Shqipërinë. Gjermania fitoi 6-0 në Dortmund, në vitin 1967, ku Myler, asokohë 22 vjeç, shënoi katër gola. Në dhjetor të vitit 1970, shtatë herë golashënuesi më i mirë i Gjëmanisë (1967, 1969, 1970, 1972, 1973, 1974, 1978) fitoi “Topin e artë” të dhënë nga revista franceze “France Football”. Në 17 shkurt të vitit 1971, Shqipëria e Loro Boriçit u përball me Gjermaninë për eliminatoret e Kampionatit Europian, dhe Gerd Myler ishte një nga të thirrurit e trajnerit Helmut Shën. “Der Bomber” shënoi në minutën e 38-të edhe golin e vetë të takimit në fitoren e ngushtë 1-0. Një gol i “vjedhur” me dinakërinë “trashaluqit të vogël”.

KARL-HEINZ RUMENIGE
Gjermani Karl-Heinz Rumenige, sulmuesi i famshëm i Bajernit të Munihut dhe kapiteni i Kombëtares gjermane, dy herë fitues i “Topit të artë” në vitin 1980 dhe 1981, është një tjetër fitues i trofeut më të rëndësishëm individual në karrierën e një futbollisti. Rumenige mbërriti në Shqipëri, më 1 prill 1981, kur Gjermania e asaj kohe përballj me kombëtaren tonë për eliminatoret e Kampionatit Botëror Spanjë 1982 e të fituar nga Italia. Gjermania vinte në Shqipëri me petkun e kampiones së Europës dhe “Nationalmanschaft”, duke fituar 2-0 me Shqipërinë, falë dy golave të realizuar nga Bernd Shuster në portën e mbrojtur nga Jani Kaçi. Gjithsesi, edhe pse nuk shënoi në atë takim, Rumenige, autor i 45 golave me 95 ndeshje me përfaqësuesesen, ka shënuar plot 5 gola kundër Shqipërisë, 4 në në ndeshjet e luajtura në Gjermani, 3  në fitoren 8-0 në “Vestfalen Stadion” të Dortmundit (18 nëntor 1981) dhe 1 në fitoren 2-1, më 20 nëntor 1983 në “Ludvigparks Stadion” në Sarbryken. Në “Qemal Stafa”, Rumenige do të shënonte, më 30 mars 1983, në një takim të vlefshëm për kualifikueset e Kampionatit Europian 1984.

HRISTO STOJÇKOV
Këmba e gjermanit Heinc-Rumenige shkeli në Gjermani në vitin 1981, ndëkohë që i treti fitues i “Topit të artë”, bullgari më i famshëm në futboll, Hristo Stoiçkov, do të luante në “Qemal Stafa”, më 6 shtator 1995. Pasi ishte renditur i dyti në vitin 1992, dy vjet më pas, në 1994, sulmuesi i Barcelonës fitoi çmimin e rëndsishëm, të njohur ndryshe edhe si “Futbollisti Europian e Vitit”. Me një karrierë të gjatë futbollistike me fanellën e dhjetë skuadrave të ndryshme, Stojçkov, i cili realizoi 37 gola në 83 ndeshje me Kombëtaren bullgare, ishte shënuesi i golit të vetëm në barizimin 1-1 në Tiranë, më 6 shtator 1995, për eliminatoret e Kamponatit Europian 1996. Golin për Shqipërinë në atë takim e realizoi Altin Rraklli. Gjithsesi, Stojçkov mbëriti në Shqipëri edhe si lojtari i skuadrës italiane të Parmës, në fitoren 2-0 kundër Teutës së Durrësit, për turin e dytë të Kupës së Kupave në vitin 1995.

ANDRIJ SHEVÇENKO
Ukrainasi Andrij Shevçenko është lojtari i katërt që ka mbërritur në Shqipëri, madje ka vendosur edhe një rekord “origjinal”, pasi ka ardhur 3 herë në Shqipëri, një herë me Kombëtaren e Ukrainës dhe dy herë si lojtar i Milanit në në kuadër të trofeut ndërkombëtar “Taçi Oil Albania Reads”. Me Urainën, Andrij Shevçenko erdhi në “Qemal Stafa”, më 9 shkurt 2005, në takimin e vlefshëm për eliminatoret e Kampionatit Botëror 2006 dhe të fituar nga ukraianasit me rezultatin e pastër 2-0. Si lojtar i Milanit, Shevçenko mbërriti më 14 tëtor të vitit 2008, kur kuqezinjtë atëherë në drejtimin e Ançeltotit luajtën në impianin ndërkombëtar shqiptar me Tiranën, një takim i fituar nga bardheblutë shqiptarë me rezultatin 2-1, njëherësh edhe fitues të trofeut. Sheva erdhi sërish, më 25 maj 2009, por kësaj radhe së bashku edhe me Kakanë, Ronaldinjon, Bekamin, për tu përballur me Kombëtaren B. Takimi përfundoi 3-3, por me penallti fituan kuqezinjtë nga Milano.

KRISTIANO RONALDO
Kristiano Ronaldo ishte lojtari i pestë që erdhi  për të luajtur në Shqipëri si fitues në fuqi i “Topit të Artë”. Lojtari i kombëtares portugeze dhe i Realit të Madridit, atëherë në radhët e Manchester United, u nderua dhjetorin e kaluar me çmimin prestigjioz që jepet nga revista franceze “France Football” për lojtarin më të mirë të kontinentit evropian. Asi portugez zbriti në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa" në Tiranë për ndeshjen e 6 qershorit, kundër Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Botëerorit të Afrikës ëë Jugut. Një ndeshje e fituar 2-1 nga Portugalia, me një gol të realalizuar në minutën shtesë, por që rezultoi përcaktues për të çuar Portugalinë në plejof kundër Bosnjës e më pas një vend midis 32 ekipeve finalistë të Kupës së Botës, e që shorti i vuri përballë Brazilin, Bregun e Fildishtë dhe Korenë e Veriut.

TË “VONUARIT”
Janë edhe dhjetë lojtarë fitues të “Topit të artë”, por që në Tiranë kanë arhdur si ish-fitues të tij, pasi koha e mbërritjes së tyre nuk përkon me vitin kur ata ishin fitues në fuqi, por disa vjet më pas.
Lotar Mateteu  e kishte fituar “Topin” më 1990, viti i triumfit të tij në botëror, por kapiteni  i madh gjerman, këtë herë i Gjermanisë së bashkuar, zbriti në "Qemal Stafa" më 16 nëntor 1994.  Në gushtin e vitit 2002, vjen Roberto Baggio, në një ndeshje miqësore me skuadrën e tij Brescia, përballë Shqipërisë. Kuqezinjtë fituan 1-0, me golin e Altin Lalës, në një takim ku u bë tifozllëk edhe për “Bishtalecin hyjnor”, me adhurues të shumtë edhe në këtë anë të Adriatikut. Në vizitën e parë të Milanit janë Ronaldinho e Andrij Shevçenko dy ish-fitues të “Topit të Artë”, ndërkohë që ukrainasi kishte ardhur më parë edhe si fitues. Mungonte Kaká, fitues në fuqi, për shkak të impenjimeve me kombëtaren braziliane. Numri 22 i kuqezinjve, iu bashkua shokëve të tij në vizitën e dytë të Milanit, tashmë si ish-fitues, pasi ia kishte dorëzuar trofeun Ronaldos. Ronaldinho shënoi në humbjen 1-2 me Tiranën dhe barazimin 3-3 me kombëtaren, ndërsa Shevçenko shënoi në të dytën. Kaká dha dy asist, për golat e Shevës dhe Inzaghit.

Shqipëria bekon të mëdhenjtë

Irlandezoveriori George Best, ylli i Manchester United kishte ardhur në stadiumin "Qemal Stafa", më 24 nëntor 1965. Tre vjet më pas, më 1968, Best do të fitonte “Topin e Artë” si më i miri i Evropës. Ishte i pari ndër fituesit e “Topit të Artë” që erdhën në Shqipëri kur ende nuk e kishin bërë pronë të tyre trofeun. Franc Beckenbauer, gjithashtu një nga më të mëdhenjtë e futbollit botëror. Kapiteni i Gjermanisë Perëndimore luajti në "Qemal Stafa" më 17 shkurt 1971, Një vit më pas, më 1972, ai do të fitonte “Topin e Artë”, sukses të cilin e përsëriti edhe më 1976.  Francezi Zhan Piere Papin do të fitonte “Topin e Artë” një vit pas ardhjes në Shqipëri. Francezi luajti në Tiranë me kombëtaren më 17 nëntor 1990, ku vendosi goli i shënuar nga Basil Boli. Sammer do të bëhej mbrojtësi i parë pas Franz Beckenbauer që fitonte “Topin e Artë”. Luis Figo i hapi rrugë fitores 3-0 të Portugalisë, duke shënuar golin e parë më 9 tetor 1996. Katër vjet më pas, më 2000, virtuoziteti i Figos u nderua me trofeun më të lakmuar individual për lojtarët. Anglezi Michael Ouen erdhi në Shqipëeri,  më 28 mars 2001. Pak muaj më pas, Oëen do të kurorëzohej si “Topi i Artë” i Evropës.

Johan Krujf
Tri herë fituesi i “Topit të Artë”, holandezi Johan Krujf erdhi në Tiranë si lojtar i Ajax të Amsterdamit në shtator 1970, për t’u ndeshur me 17 Nëntorin, Tirana e sotme.

Paolo Rossi
Sulmuesi italian, Paolo Rosi, fitues i “Topit të Artë 1982” erdhi në Shqipëri për një ndeshje miqësore veteranët e Shqipërisë, falë një iniciative të gazetës “Sport Ekspres”.

Trajnerët “e artë”
Franc Bekenbauer është fituesi i vetëm i “Topit të Artë” që ka ardhur në Shqipëri si lojtar e më pas si trajner. Gjermani erdhi në Shqipëri në shtator të vitit 1990. Mishel Platini, i vetmi fitues tri herë radhazi, drejtoi kombëtaren e Francës, në fitoren 1-0 për eliminatoret e Euro 92. Ukraina në fitoren 2-0 në Tiranë më 9 shkurt 2005, udhëhiqej nga trajneri Oleg Bllohin, një tjetër ish-lojtar i madh, fitues i trofeut më 1975. Trajneri i fundit ish-“Top i Artë” që ka ardhur në Shqipëri është Marko van Basten, në krye të Holandës së tij, më 12 shtator 2007.

“Topat e Artë” në Shqipëri

Lojtari        Fitues       
G.Best        1968           
G.Myler        1970           
F.Bekenbauer    1972, 1976       
K.H.Rumenige    1980, 1981       
J.P.Papin        1991           
L.Mateus        1990           
M.Samer        1996           
H.Stoiçkov        1994           
L.Figo        2000           
M.Ouen        2001           
R.Baxho        1993           
A.Shevçenko    2004           
Ronaldinjo        2005           
Kaka            2007           
K.Ronaldo        2008   

Numri i klikimeve - 493
  E Hene, 07 Dhjetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›