E Hënë, 2 Nëntor 2026

Goditet grupi i trafikut të kokainës, SPAK operacion në Tiranë, Elbasan dhe në Durrës, lëshohen 11 masa sigurie

Një operacion i gjerë antidrogë është zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) në Tiranë, Elbasan dhe Durrës, ndërsa bëhet me dije se janë lëshuar 11 masa sigurie.

Dyshohet se ata janë pjesë e një grupi ndërkombëtar të trafikut të kokainës, ndërsa u zbuluan nga përgjimet e aplikacionit Sky Ecc.

Nga operacioni, i nisur mëngjesin e kësaj të premte (8 gusht), tre presona janë arrestuar, ndërsa të tjerët janë shpallur në kërkim. Katër prej të dyshuarve u janë komunikuar masat e reja të arrestit në burg ku dhe gjenden aktualisht.

Sipas informacioneve, hetimi kryesohet nga prokurori i posaçëm Vladimir Mara.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›