E Hënë, 2 Nëntor 2026

Festa e Gjalicës, tradita e “Kroit të Kuq” bashkon kuksianët

E enjtja e parë e muajit gusht ka mbledhur në Kroin e Kuq banorët e njësive administrative Shtiqën e Bicaj e më gjerë, për të kremtuar Festën e Gjalicës.

Banorë të zonave përreth morën pjesë në aktivitetin e organizuar nga Bashkia Kukës.

Asllan Basha, kryeplak i fshatit Shtiqën, tregoi se kjo ditë është festuar brez pas brezi.

Kryetari i bashkisë, Albert Halilaj, iu bëri thirrje bizneseve të Kukësit që vitin tjetër të ketë pjesëmarrje edhe më të madhe.

“Biznesmenët e njësisë administrative Shtiqën të Kukësit… të bëhet një organizim shumë më i madh vitin tjetër, për të promovuar turizmin,” u shpreh z. Halilaj.

Prej disa vitesh kjo festë pagane organizohet në Kroin e Kuq nga Bashkia Kukës.

Gazetare: Irda Bajraktari

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›