Goditet makina e Kryeministrit Rama, policia ndjek me vrap autorin

Arrestohet aktivisti Edison Lika pas protestës, goditi me vezë automjetin që doli nga Kryeministria
Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga Policia e Shtetit pas një incidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme pranë Kryeministrisë, gjatë protestës.
Sipas pamjeve filmike, Lika afrohet pranë një automjeti që po dilte nga ambientet e Kryeministrisë dhe e godet me vezë.
Pas veprimit, aktivisti largohet me vrap, ndërsa disa efektivë policie nisen pas tij. Pas ndjekjes, policia ka mundur ta kapë dhe ta arrestojë.
Ngjarja ka ndodhur në momentin kur protestuesit ishin mbledhur para Kryeministrisë, pasi ishte raportuar se në ambientet e godinës ndodhej kryeministri Edi Rama.a.b