E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama ndërpret intervistën me ‘Channel 5” pas pyetjeve për trafikun e drogës

Rama ndërpret intervistën me Andrew Callaghan, tensione pas pyetjeve për korrupsionin dhe trafikun e drogës

Kryeministri Edi Rama ka ndërprerë në mënyrë të papritur një intervistë me gazetarin amerikan Andrew Callaghan për platformën mediatike “Channel 5”.

Sipas “Channel 5”, intervista nuk ka përfunduar dhe Rama është larguar përpara mbylljes së saj.

Tensionet, sipas platformës, nisën pasi Callaghan i drejtoi kryeministrit pyetje në lidhje me investigimet dhe akuzat për korrupsionin, pastrimin e parave dhe trafikun e drogës në Shqipëri.

“Kryeministri shqiptar Edi Rama largohet nga intervista me Andrew Callaghan të ‘Channel 5’, në një kohë kur po zhvillohen hetime më të gjera lidhur me korrupsionin, pastrimin e parave, trafikun e drogës”, thuhet në postimin e “Channel 5”.

Platforma nuk ka dhënë detaje të tjera mbi momentin e largimit të Ramës apo përgjigjet e kryeministrit gjatë pjesës së intervistës që u zhvillua.a.b

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›