E Diel, 1 Nëntor 2026

Goditet me veturë 7 vjeçari

Në fshatin Xërxë të Rahovecit, një person me veturën e tij ka goditur aksidentalisht një fëmijë të moshës shtatë vjeçare.

Viktima ka pranuar lëndime të rënda trupore, njofton Policia e Kosovës.

Shtatë vjeçarit i është ofruar ndihma mjekësore dhe vazhdon ende të qëndroj nën tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe do të mbahet për 6 orë në ndalim policor./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›