E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e apelit sot shpall vendimin për të burgosurit nga Presheva

Sot Gjykata e apelit në kryeqendrën serbe në Beograd shpall verdiktin përfundimtar për nëntë të rinjtë shqiptarë të cilët më 19 shtator të vitit të kaluar nga gjykata e ashtuqujatur speciale për “krime lufte” ishin dënuar me 116 vite burg, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Nëntë Shqiptarët e komunës së Preshevës u arrestuan në datën 26 dhjetor 2008, me akuzën se gjatë dhe pas luftës së vitit 1999 në Kosovë kan kryer “krime lufte ndaj civilëve serbë” në zonën e Gjilanit. Ndërsa, sot më 13 maj pritet që Gjykata e apelit do të shpallë vendimi përfundimtarë për 9 djem nga Presheva. /Indeksonline/

 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›