E Diel, 1 Nëntor 2026

Goditet rrjeti i trafikimit klandestin drejt Kanadase

Policia ka vene ne pranga sekretarin e Federates se Pingpongut Arben Sorra dhe nje sekser nga Shkodra lirim Sukajn. Sorraj dhe Sukaj ne kembim te parave kalonin persona ne kufi duke i paraqitur si sportiste

Nje rrjet kriminal i trafikimit klandestin te shqiptareve drejt Kanadase eshte zbuluar diten e djeshme nga forcat e policise se kryeqytetit. Permes nje operacioni te finalizuar ne oret e mbremjes te se henes jane vene ne pranga dy prej te dyshuarve. Njeri prej te arrestuarve qe dyshohet si organizues i trafikut eshte Arben Sorra sekretari i Federates se Pingpongut dhe tjetri eshte nje sekser nga Shkodra Clirim Sukaj. Pas arrestimit te dy te pareve policia e kryeqytetit eshte vene ne kerkim edhe te dy pjesetareve te tjere te grupit kriminal emrat e te cileve nuk behen te ditur. Burime nga policia bejne me dije se personat e dyshuar mashtronin qytetaret duke u marre ne kembim 5-6 mije euro per person. Sorra dhe te tjeret paraqiteshin ne kufi si sportiste dhe kalonin prej andej personat e mashtruar.

Skema e mashtrimit

Sekretari i Federates se Pingpongut Arben Sorra dhe sekseri nga Shkodra Clirim Sukaj ne bashkepunim me njeri-tjetrin gjenin njerez nevojtare te cilet synonin te emigronin ne Kanada. Ne kembim te shumave nga 7 000-11 000 euro dy personat e mesiperm u premtonin viktimave te mashtrimit viza te rregullta kanadeze. Sorra se bashku me bashkepunetorin premtonin se merrnin persiper te kryenin te gjitha procedurat zyrtare per tu siguruar viza kanadeze por ne te vertete ata nxirrnin dokumente false dhe i paraqisnin klientet e tyre si anetare te ekipit kombetar te Pingpongut ne menyre qe tu siguronin qetesisht kalimin ne shtetin kanadez.

Operacioni i policise

Sekretari i Federates se Pingpongut Arben Sorra dhe sekseri nga Shkodra Clirim Sukaj u arrestuan ne operacionin policor te koduar Scoring. Operacioni per arrestimin e tyre sipas policise u zhvillua diten e hene ne mbremje ne qytetin e Tiranes dhe te Shkodres pas nje hetimi disa mujor te zhvilluar nga Drejtoria Kunder Krimit Financiar ne Policine e Shtetit ne bashkepunim me Njesine e Perbashket Hetimore Taks-Forceprane Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane. Ne perfundim te hetimeve te kryera materialet ne ngarkim te ketyre shtetasve i kane kaluar Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane e cila bazuar ne materialet e grumbulluara ka caktuar masen e sigurise Arrest ne burg ndaj tyre. Menjehere me marrjen e ketij vendimi strukturat e Policise se Shtetit ne bashkepunim me strukturat e Prokurorise bene te mundur ekzekutimin e mases se sigurise se caktuar ndaj tyre duke kryer arrestimin e shtetasve Arben Sorra dhe Clirim Sukaj. Sekretari i Federates se Pingpongut Arben Sorra dhe sekseri Clirim Sukaj akuzohen per veprat penale Korrupsioni pasiv dhe aktiv i personave qe ushtrojne funksione publike dhe Falsifikimi i dokumenteve nga personi qe ka per detyre ti leshoje ato. Drejtoria kunder Krimit Financiar ne Policine e Shtetit vazhdon hetimet per personat e tjere te perfshire ne kete veprimtari.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›