E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqize pezullohet puna ne miniere per 10 dite

Reparti i Inspektim Shpetim Minierave vendosi per pezullim pune ne galerite e minieres qe administrohen nga firma ACR duke perfshire edhe zonen D te minieres se Bulqizes. Sipas RISHM-it pezullimi i punes ne keto zona te minieres eshte bere pasi ka prani te larte te hidrogjenit dhe kjo paraqet rrezik per minatoret. Nderkohe RISHM-i publikoi dje rezultatet e ekspertizes pas shperthimit ne minieren e Bulqizes. Sipas tij shkak eshte bere prania e hidrogjenit tej normave dhe ka mjaftuar vetem nje shkendije qe te ndodhte edhe shperthimi. RISHM-i gjithashtu ka gjobitur me 500 mije leke firmen ACR per neglizhim te rregullave te sigurimit teknik.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›