Goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës, 8 të arrestuar në Shqipëri
Një superoperacion ndërkombëtar është ndërmarrë sot për shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës dhe prostitucionit në disa shtete të Bashkimit Europian.
Në një konferencë për shtyp, policia e shtetit ka theksuar se janë 34 urdhër arreste ndërkombëtare ku 8 prej pjesëtarëve të kësaj organizate kriminale janë arrestuar në disa qytete të Shqipërisë.
Sipas policisë janë arrestuar shtetasit:
Sokol Tafani, Belsh
Besnik Lleshi
Festim Hoxha, Librazhd
Hygert Allko, Librazhd
Rezart jaho, Elbasan
Brunild Ramaj vlorë
Altin Poda lindur në Librazhd dhe banues në Tiranë
Bledar Shabani lindur në Laç dhe banues në Durrës
Gjithashtu sipas policisë arrestime janë kryher në Itali, Gjermani, Zvicër, Itali, Hollandë, Francë, Belgjikë ku dyshohet se kjo organizatë ndërkombëtare narkotrafiku ka bazat e saj.