Grupi i PD-së kërkon lirimin e Ilirian Muhos si anëtar i KQZ-së
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar lirimin e Ilian Muhos si anëtar i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Kërkesa në emër të grupit të PD-së është prezantuar sot në komisionin e ligjeve nga deputeti Gent Strazimiri.
Në bazë të kodit zgjedhor gjysma e anëtarëve të KQZ-së i takon shumicës dhe gjysma tjetër opozitës. Kërkojmë ndarjen në mënyrë të barabartë të administratës zgjedhore. Prishja e barazpeshës me ikjen e LSI-së nga koalicioni cënon standartet e zgjedhjeve. Koalicioni i fundit me këtë formulë është paralajmërim për manipulim. Partia Republikane ka paraqitur kandidaturat për anëtarin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve është shprehur Strazimiri.
vijon…