Goditet trafikimi i eksplozivëve, arrestohen tre të rinj nga Kosova, kapen 46 kg tirtol

Një grupi kriminal që kryente trafikim armësh dhe lëndësh eksplozive nga Kosova në drejtim të Shqipërisë është shkatërruar nga policia.
Si rezultat i operacionit, u arrestuan tre të rinj nga Gjilani, Rigon Maliqi, Lion Pira, dhe Shkëlqim Halabaku, ndërsa u shpallën në kërkim edhe 2 shtetas të tjerë nga Kosova.
Gjatë operacionit u sekuestruan 203 kallëpe me lëndë plasësë të dyshuar tritol me peshë 46 kg. Kjo sasi ishte destinuar për t’u përdorur nga grupe kriminale të ndryshme, në shqipëri.
Nderkohë janë sekuestruar edhe 3 celularë si dhe nje automjet. Më parë janë zhvilluar 2 operacione të ngjashme, ku janë vënë në pranga 2 persona të tjerë dhe janë sekuestruar 4 armë zjarri pistoleta, së bashku me krehra dhe municione luftarake qe ishin trafikuar nga Kosova në drejtim të Shqipërisë.
/vizionplus.tv