E Diel, 1 Nëntor 2026

Goditet veprimtaria e kundraligjshme e lojërave të fatit në Tiranë, arrestohen 3 persona

Goditet veprimtaria e kundraligjshme e lojërave të fatit në Tiranë. Policia ka vënë në pranga 3 persona, përkatësisht pronar, administrator dhe punonjës, në këto lokale.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 persona të tjerë që u kapën duke luajtur në ambientet e lokaleve, konkretisht për një 17-vjeçar dhe për një 21 vjeçar.

Kontrollet kundër kësaj veprimtarie, vijojnë, ndërsa policia ka sekuestruar 3 celularë, 3 skedina dhe 2 printerë.

“Tiranë/Zbulohen 2 lokale të vëna në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Arrestohen 3 shtetas, përkatësisht pronar, administrator dhe punonjës, në këto lokale.

Procedohen penalisht 2 shtetas që u kapën në flagrancë, duke vënë baste sportive (njëri prej tyre, i mitur).

Sekuestrohen 3 celularë, 3 skedina dhe 2 printerë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të kontrolleve në lokale dhe subjekte të tjera, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të përshtatjes së tyre për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, konstatuan se në 2 lokale, viheshin baste sportive, me celularë.

Për këtë veprimtari u arrestuan pronari dhe punonjësi në lokalin në rrugën “Niko Avrami”, shtetasit B. H., 41 vjeç dhe R. K., 21 vjeç, si dhe administratori i lokalit në rrugën “Faik Kulla”, shtetasi E. G., 26 vjeç.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas që u kapën duke luajtur në ambientet e lokaleve, konkretisht për një 17-vjeçar dhe për shtetasin M. L., 21 vjeç.

Kontrollet kundër kësaj veprimtarie, vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›