E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyakata e Parisit i jep të drejtë Mbappe, sulmuesi përfiton miliona euro nga PSG

Gjykata e Parisit ka marrë vendimin në lidhje me përplasjen financiare mes klubit të PSG-së dhe futbollistit Kylian Mbappe, aktualisht te Real Madrid. Kjo gjykatë ka dënuar PSG-në, duke i dhënë të drejtë lojtarit.

Klubi parisien duhet t’i paguajë lojtarit shumën e 61 milionë eurove për bonuset dhe pagat e pashlyera në lidhje me kontratën që i skadonte në vitin 2024. Muajin e kaluar avokatët ishin përplasur, ku secila nga palët kishte kërkuar qindra miliona euro nga tjetra në lidhje me skedencën e kontratës së Mbappe, para transferimit të tij në Spanjë, në vitin 2024.

Avokatët e Mbappe pretendonin se PSG duhej t’i paguante sulmuesit shumën e 260 milionë eurove me argumentin se kontrata e lojtarit duhet të riklasifikohej si permanente. PSG në anën tjetër kërkonte 440 milionë euro, duke pretenduar për dëme dhe një “humbje mundësie”, pasi lojtari u largua nga klubi me parametra zero.

Vendimi i gjykatës tashmë shkon në favor të Kylian Mbappe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›