E Martë, 3 Nëntor 2026

Goditi 13 herë me thikë italianin, përgjysmohet dënimi për shqiptaren në Itali

Gjykata e Kasaciones në Itali ka ulur dënimin nga 16 në 8 vite burgim për Mide Ndreun, e cila vrau me thikë italianin 68-vjeçar Antonio Amicuçi.

Ngarja e rëndë ndodhi në nëntor të vitit 2021, kur 52-vjeçarja shqiptare goditi 13 herë me thikë të moshuarin italian, pasi ky i fundit sipas saj e ngacmoi seksualisht.

Në vitin 2021 Mide Ndreu ishte pnësuar si pastruese në banesën e italianit. Fillimisht ajo u dënua me 16 vite burgim nga drejtësia italiane. Avokati i shqiptares ankimoi vendimin një vit më parë. Sot gjykata vendosi për përgysmimin të dënimit, me argumentin se Mide Ndreu kreu aktin për vetëmbrojtje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›